Report TV - Jo më letër për mjekët, receta vizita,referimi,gjithçka elektronike

2017-04-01 0

ELBASAN- Programi i Shëndetësisë Elektronike (e-Health) është ndalur në qytetin e Elbasanit ku u prezantua para drejtuesve të sistemit të kujdesit shëndetësor në vend dhe personelit mjekësor të spitalit rajonal të Elbasanit, në prani edhe të Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Programi, vlera e të cilit është 14 milionë euro, është financuar në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Financiar ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Austrisë. Zgjidhja përfshin infrastrukturën e rrjetit, pajisjet hardware, zgjidhjet software për rekordet elektronike shëndetësore të integruar me liçensa për gjithë vendin, si dhe implemetimin dhe suportin e nevojshëm.

Objektivi kryesor i e-Health është krijimi i një platforme për një shkëmbim të standardizuar të të dhënave klinike të pacientëve, nëpërmjet adoptimit të një teknologjie që është në përputhje me standardet e fundit të BE-së dhe ofrimit të fleksibilitetit në përdorim dhe shkallëzim ? duke siguruar një pajtueshmëri afatgjatë me kërkesat e BE-së.