Kanë marrë peshën kryesore të organizmit të protestës së 18 shkurtit.
Të rinjtë e forumit rinor demokrat do të jenë në çdo derë të shqiptarëve duke i ftuar ata t'i bashkohen protestës së thirrur nga opozita.
Kryetari i Forumit Rinor Demokrat thotë se janë 100 mijë ftesa që do t'u jepen dorë më dorë të gjithëve.
Sipas tij, kushdo që ka ndier mbi vete peshën e keqqeverisjes është i ftuar ti bashkohet kësaj proteste, që mendohet të jetë masive.
Por si gjithmonë të rinjtë janë më radikalë. Kreu i FRD thotë se i është propozuar strukturave drejtuese të partisë demokratike që me 18 shkurt të rinjtë demokratë të ulen përpara kryeministrisë, ndoshta të ngrenë edhe çadra e të bllokojnë bulevardin deri sa qeveria të reagojë.