Trajneri italian i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi është nderuar nga Presidenti Italian me titullin e larë "Cavaliere", duke marrë medaljen e ?Ordine Stella d?Italia?.
Medalja iu akordua trajnerit De Biasi nga Presidenti i Italisë ?për kontributin e tij për marrëdhëniet mes Italisë e Shqipërisë, duke treguar interes për zhvillimin e sportit në Shqipëri, duke kontribuar me përvojën e tij në rritjen e sportit shqiptar?.
Gjatë një ceremonie të organizuar në ambientet e ambasadës italiane në Tiranë, medalja i është dorëzuar De Biasit nga ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo.
?Jam krenar, - u shpreh Gianni De Biasi, - se ashtu siç u tha edhe në motivim, besoj se kemi krijuar një urë midis dy vendeve. "Një det që na ndan, por na bashkon një mendësi?, u shpreh De Biasi.
?Është një kënaqësi e madhe për mua të jap këtë çmim të veçantë për trajnerin Gianni De Biasi, për meritat jo vetëm sportive, por mbi të gjitha njerëzore. Nuk ka nevojë që të mbaj fjalim se De Biazi është personazh i njohur por do të doja të lexoja motivimin: ?Për kontributin e tij për marrëdhëniet mes Italisë e Shqipërisë, duke treguar interes për zhvillimin e sportit në Shqipëri, duke kontribuar me përvojën e tij në rritjen e sportit shqiptar. Duke reflektuar nëpërmjet futbollit edhe impenjimin politik të Italisë në Shqipëri", u shpreh Cutillo.