Ora News – Fatura e energjisë një herë në tre muaj

2017-04-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetari do të paguajë një mesatare mujore të enegjisë elektrike dhe leximi i sahatit do të bëhet një herë në 3 muaj për azhornimin e energjisë së konsumuar. Nëse qytetari ka konsumuar më shumë energji sesa ajo e faturuar, ai paguan në faturën e ardhshme, por edhe nëse ka paguar më shumë se konsumi, kompensimi i bëhet në muajt në vijim. Ky shpjegim është bërë nga Drejtorja e shitjeve në OSHEE për projektin e ri të leximit të matësave një herë në tre muaj. Modeli i propozuar nga OSHEE nuk do të nisë nëse nuk firmoset edhe nga ERE, por dyshyes është fakti nëse ai do të zhdukë fenomenin e mbifaturimeve.
Matësat e energjisë elektrike do të lexohen një herë në tre muaj dhe e tillë do të jetë edhe pagesa. Projekti i prezantuar nga kryeministri Edi Rama dhe i ndërmarrë nga OSHEE më parë do duhet të marrë firmën e ERE. Drejtorja e Shitjeve në OSHEE Albana Ferraj shpjegon sesi do të veprohet në rastet kur qytetari paguan më shumë se konsumi apo kur ka konsumuar më shumë sesa fatura e llogaritur me mesatare mujore.
Ferraj: Në faturën e muajit janar dhe mënyrën e leximit një herë në tre muaj do të gjejë konsumin e llogaritur për muajin janar të tre viteve të fundit. E njëjta llogjikë është edhe për muajin shkurt dhe pastaj në muajin mars kur ka leximin, diferenca do të shprehet si konsum i leximit. Nëse ka paguar më shumë dhe i del që konsumat i ka më të ulëta se ato që janë të llogaritura atëhere balanca e parave që janë paguar në ato muaj do jetë në muajt në vijim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fatura-e-energjise-nje-here-ne-tre-muaj/