Report TV - Zeqo reagon për monumentet e Gjirokastrës:U hoqën nga lista 236

2017-04-01 2

Shkrimtari dhe arkeologu Moikom Zeqo ka reaguar për Report Tv rreth debatit që është hapur pak ditë më parë për heqjen nga lista të 236 monumenteve.

Ministria e Kulturës pas këtij debati solli një reagim se monumentet janë shtuar dhe nuk janë hequr, por Zeqo e kundershton këtë argument, duke përmendur se bëhet fjalë për shumë shtëpi tardicionale të kategorise së dytë që janë hequr nga lista.

??E vërteta është aq e thjeshtë sa është ulëritëse në thjeshtësinë e saj. Janë shumë të rëndësishëm monumentet e kategorisë së dytë, që janë gati 500. Në një mënyrë të çuditshme, megjithëse listat janë dërguar nga shteti shqiptar, shteti mban përgjigjësinë juridike edhe shkencore për listën që ka aprovuar UNESCO. Ministria e Kulturës bën një rivlerësim dhe e heq nga kjo listë që është publike, heq 236 monumente me një arsyetim që ngjan spekulativ që një pjesë e këtyre monumenteve nuk kanë pasur vlerësim juridik??,-u shpreh Zeqo.