Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim me shefin e zyrës evropiane kundër mashtrimit (OLAF), Giovanni Kessler, me të cilin ka biseduar për forcimin e luftës ndaj korrupsionit.
Kryeprokurori ka informuar zt. Kessler lidhur me përpjekjet e autoriteteve shqiptare në luftën kundër korrupsionit, si edhe me masat e reja legjislative për forcimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.
?Lufta kundër korrupsionit është një prej prioriteteve madhore të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye, përvoja e autoriteteve të Brukselit në këtë drejtim do të shërbejë për forcimin e mekanizmave hetimorë?, ka theksuar Llalla.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/llalla-ne-bruksel-lufta-kunder-korrupsionit-prioritet-madhor/