Ora News – “Gratë janë të pambrojtura”, Hysi: Sistemi gjyqësor duhet të jetë efektiv

2017-04-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kuadër të reformës në drejtësi dhe amendimit të ligjeve kryesore pritet dhe ashpërsim i depozitave dhe krijim i mbrojtjes më të madhe për gratë e dhunuara. Grupet e interesit kanë propozuar ndryshime konkrete për ti dhënë me tepër akses në sistemin e drejtësisë gruas dhe në anën tjetër për të siguruar që urdhrat e mbrojtjes të jenë efiçent.
?Gratë janë të pambrojtura?. Në këtë përfundim kanë arritur ekspertët e çështjeve të drejtësisë, deputetët dhe shoqëria civile.
Për këtë arsye, grupet e interesit kanë propozuar ndryshime në kodin penal për ti dhënë me tepër akses në sistemin e drejtësisë gruas dhe në anën tjetër për të siguruar që urdhrat e mbrojtjes të jenë efiçentë.
Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, tha se kuadri ligjor ka mangësi dhe gratë janë të ekspozuara ndaj dhunës.
Vasilika Hysi:Janë dënuar më rëndë sesa burrat për të njëjtën vepër. Sado lehtësira që kemi krijuar dhe për shkak të amnistive që kemi bërë me qëllim ti mbështesim, gratë që kanë përfituar ishin shumë pak, vetëm 9.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grate-jane-te-pambrojtura-hysi-sistemi-gjyqesor-duhet-te-jete-efektiv/