Ora News – Shkodër, vota në OKB, Bushati i përgjigjet Nishanit: Kemi dërguar shkresë sipas ligjit

2017-04-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shpjeguar sërish votën kundër në OKB. Nga Shkodra, pas takimit me strukturat e PS, Bushati tha se për votën rreth traktatit te ndalimit te armëve bërthamore ka dhënë sqarim shterrues për deputeten e PD Topalli, ndërsa presidentit të Republikës, i është përgjigjur me shkrim, ashtu siç institucioni i të parit të shtetit e kërkonte.
Nga Shkodra, numri një i diplomacisë Shqiptare zgjodhi t?i përgjigjet presidentit të Republikës Bujar Nishani rreth votës që vendi ynë dha kundër për Traktatin e Eliminimit të Armëve Bërthamore në Asamblenë e NATO-s të mbajtur në dhjetor. Ditmir Bushati tha se shkresa që ka presidenti Nishani është një fakt lehtësisht i verifikueshëm, ndërsa është vepruar në përputhje me ligjin, ku për çdo veprim është njoftuar kreu i shtetit.
Bushati: Ministria e jashtme ka operuar në përputhje me të gjitha rregullat në fuqi, sqarimi ynë ka qenë shterrues, si për shqetësimin e ngritur nga deputetja Topalli, po ashtu i jemi përgjigjur edhe presidentit të Republikës. Presidenti ka kërkuar shpjegim në rrugë shkresore, dhe ne ashtu i jemi përgjigjur

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vota-ne-okb-bushati-i-pergjigjet-nishanit-kemi-derguar-shkrese-sipas-ligjit/

Free Traffic Exchange