Ora News sjell pamjet nga thellësia e minierës, ku 3 minatorë janë të zhdukur

2017-04-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për herë të parë publikohen pamjet nga thellësia e minierës ku vazhdohet të punohet intesivisht për të mbërritur në nivelin 21, ku të shtunën e kaluar gjendeshin tre minatorët kinezë përpara së të ndodhte shpërthimi.
Pamjet që sjell Ora News janë të nivelit 14 dhe 16, ndërkohë që thellësia është shumë e madhe.
Reparti i Inspektim Shpëtimit të Minierave vazhdon në kushte jashtëzakonisht të vështira operacionin për kërkimin e tre minatorëve kinezë të bllokuar në nivelin e 21 të minierës së Kromit në Bulqizë.
Edhe kushtet në të cilat po punohet për shtrirjen e ventilimit dhe për të mbërritur në nivelin e 21 janë shumë të vështira.
Avancimi drejt vatrës së aksidentit ku dyshohet se ndodhen dhe minatorët është vështirësuar nga prania e lartë e hidrogjenit në ajër dhe rreziku që paraqet për jetën e punonjësve të angazhuar në këtë operacion.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vijon-operacioni-i-shpetimit-per-3-minatoret-kineze-ora-news-sjell-pamjet/

Free Traffic Exchange