Ora News – Aplikimet në rrugën e duhur, Totozani: Numri është rritur ndjeshëm

2017-04-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk ka asnjë shqetëim për aplikimet për Komisionet e Vettingut në zyrën e dedikuar për reformën në drejtësi tek Avokati i Popullit. Aplikimet janë rritur ndjeshëm dhe pritet të rriten ende deri në përfundim të afatit që është 9 shkurti, dhe siaps Avokatit të Popullit, Igli Totozani, ky proces do të përmbyllet me sukses.
Aplikimet për komisionet e vettingut janë rritur ndjeshëm dhe sipas Avokatit të Popullin, Igli Totozani, ky proces po shkon drejt përmbylljes me sukses.
Totozani: Interesimi është duke u rritur dhe mund tju them dhe shumë. Në këtë moment është një punë e madhe që po bën stafi në mënyrë të vazhdueshme me këta kandidatë potencialë në mënyrë që ata të përgatisin dosjet e tyre të kandidimit. Gjithashtu mund të them që për shkak të këtij fluksi që po vjen duke u rritur, zyra e Avokatit të Popullit është e hapur, unë personalisht, stafi jemi këtu nga ora 8:30-20:30. Me çfarë po shohim interesim që po vjen duke u rritur, do ketë sukses kjo garë.
Aplikuesit mund të aplikojnë fizikisht pranë zyrës së avokatit të popullit ose mund të aplikojnë elektronikisht por edhe me postë dhe në ditët në vijim, pritet që ky numër të shtohet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aplikimet-ne-rrugen-e-duhur-totozani-numri-eshte-rritur-ndjeshem/

Free Traffic Exchange