Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Premtimi i Kryeministrit Edi Rama, për 300 mijë vende pune solli debate të ashpra mes opozitës dhe ministrit Blendi Klosi, në Komisionin për Çështjet Sociale ku u diskutua projkligji për arsimin profesional. Deputetja Alabana Vokshi tha se qeveria ka dështuar, ndërsa Klosi tha se janë rreth 205 mijë të rinj kontribues në skemen e sigurimeve shoqerore.
Diskutimi i Projktligjit për Arsimin Profesional, solli debate mes mazhorancës dhe opozitës në komisionin e çështjeve sociale, përsa i përket punësimit dhe premtimit të qeverisë për 300 mijë vende pune. Deputetja demokrate Albana Vokshi tha se qeveria ka dështuar ndërsa ka zhytur vendin në krizë ekonomike, por ministri Blendi Klosi, tha se të rinjtë po orientohen drejt tregut të punës.
Klosi: Zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore janë mbi 205 mijë kontribues të rinj që kontribojnë për skemën e pensioneve.
Vokshi: Rama ka premtuar 300 mijë vende të reja pune nuk ka premtuar formalizim të punëve në informalitet.
Vokshi dhe ministri i Mirëqenies Sociale debatuan dhe për fenomenin e azil kërkimit nga shqipatrët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vokshi-klosit-300-mije-vende-pune-premtim-i-pambajtur/