Histori me ngjyra në telajo - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ai është një artist nga Maqedonia, student i një shqiptari të njohur Mulliqit. Por, nuk e lidh vetëm kjo me Shqiperinë. Një ekspozitë për herë të parë sjell veprat e njohura në disa galeri evropiane, për të na rrëfyer historitë e tij. Ato janë tregime që vijnë përmes disa shtresave. një sfond dhe një ngjarje. Vetë Petar Popçev tregon se historitë janë të vërteta, ato të fëmijërisë dhe rinisë së tij. Petar Popçev: Këto janë histori të miat. Titujt janë të trilluar, e kam shumë të vështirë të vendos tituj, edhe më të vështirë se sa të shpjegoj abstraksionin e këtyre veprave. Janë kryesisht të punuara në dru. Ka disa shtresa ashtu sikurse edhe ngjyresa në një histori fëmijërie apo rinie.Në këto vepra gjen elementë biznatinë, diku elementë krishterimi, e në një dedikim për bashkëshorten rrathë a simbole islamike. Sipas Popçar të gjitha i do kultura, arti, pasi ai ka vetëm një mision, t?i bëjë bashkë kulturat.Petar Popçev: Po, ekspozita ka disa elementë kulturorë e fetarë. Nis nga Bizanti, e përfundon me elementë ballkanikë. Në Ballkan politika mund të veprojë ndryshe, një lloj veprimi që nuk di si t?ia vë emrin, por arti ka një tjetër mision, të paqtë. Kultura është Kulturë. Ngjyrat e pakornizuara përmes 44 veprave ekspozohen për publikun në Galerinë e Akademisë së Arteve.