Projekti i ri i OSHEE-së për matësat - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbifaturimi i energjisë elektrike është një nga ankesat me te shpeshta që kanë abonentët në vend, ndërsa zgjidhja e këtij fenomeni, jo gjithmonë ka qënë në favor të qytetarëve. Por pavarësisht kësaj situate, kompania e Shpërndarjes së Energjisë, kërkon që faturistët të shikojnë matësin një herë në tre muaj, për të shmangur abuzivizmin e punonjësve të saj. Por si do të realizohet kjo ? Është menduar që fillimisht ky projekt të nisë në Tiranë në rreth 100 mijë abonentë. Bëhet fjalë për ata familjarë që kanë një historik të rregullt të pagesës së energjisë. Nga ky proces duket se kompania përfiton, pasi redukton kostot e saj. Ndërsa qytetari në rastin më të mirë, do të paguajë atë që konsumon, ndërsa në rastin më të keq do të mbifaturohet, problem ky i cili thuhet se do të zgjidhet në faturën pasardhëse.