Basha: Rama tradhtoi shqiptarët - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në vijim të takimeve organizative për protestën e 18 Shkurtit, kryetari demokrat Lulzim Basha është takuar me banorë të Kamzës. Ai ka deklaruar se 4 vite më parë, kryeministri Rama gënjeu shqiptarët me premtime elektorale. Sipas tij, pensionistët, familjet në nevojë dhe të pamundurit janë braktisur, ndërkohë që një grup njerëzisht pranë kreut të qeverisë janë pasuruar. Basha tha se familjet shqiptare kanë arritur fundin nga varfëria, ndaj nevoja për ndryshim është akute. Kreu i opozitës theksoi se opozita ka evidentuar fakte nga i gjithë vendi mbi gjendjen e rëndë të familjeve shqiptare dhe se PD është gati t?u ofrojmë shqiptareve një shpërndarje të drejtë të burimeve financiare.

Free Traffic Exchange