http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke nisur nga ky muaj, parkingu ne qytetin e Tiranës, do te paguhet me ane te SMS-se ne numrin 50 500, duke dërguar te dhënat e targës se automjetit. Ky është projekti i ri i bashkisë, qe synon te shmange abuzimet. Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, paratë e siguruara nga parkingjet, do te shkojnë per gjelbërimin e kryeqytetit. Veliaj theksoi se ne Tirane ka marre fund koha e te fortëve, qe zaptojnë parkingjet e u marrin leke qytetareve. Gjate inspektimit qe beri ne parkingun nëntokësor ne sheshin ?Skënderbej?, kryetari i bashkisë deklaroi se do te hapen rreth 2 mije vende te reja parkimi ne Tirane, qe do te ndikojnë ndjeshëm ne uljen e trafikut.