Bulqizë, ndërhyrja në minierë ende e pamundur - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ende asnjë gjurmë e tre minatorëve kinez, të mbetur ne thellësi të tokës që nga mesdita e te shtunës. Megjithatë, operacioni për ndërhyrjen në bazamentin e pusit 19 në nivelin 21 të Minierës së Bulqizës, ku u bllokuan tre specialiste ka vijuar pa ndërprerje. Zëvendësministri i Energjisë dhe Industrisë, Gëzim Musabelli, tha se aktualisht po pastrohet pusi nga gazi i hidrogjen. Musabelli bën me dije se janë mbledhur inxhinierët më të mirë dhe se vetëm kur ata të japin sigurinë grupi i avari shpëtimit do te zbresë ne nivelin e 21-te. Te shtunën, tre minatorë te firmës nënkotraktore kineze që kryen punimet në ndërtimin e pusit 19 të minierës se Bulqizës, mbeten te bllokuar pas shpërthimit te shkaktuar nga gazi hidrogjen.

Free Traffic Exchange