Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria nisi hetimet ndaj veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për dhënien e licencave kombëtare. Organi i akuzës thirri anëtarët e bordit për të dhënë dëshimitë e tyre në lidhje me procedurat e ndjekura në këtë proces, pas padisë së Ora News dhe operatorit Tring për favorizimet në dhënien e licencave kombëtare. Tre prej katër anëtarëve që dëshmuan sot në Prokrurorinë e Tiranës, Sami Neza, Agron Gjekmarkaj dhe Suela Musta votuan kundër dhënies së licencës për kompaninë ADTN.
Katër anëtarët e bordit e drejtues të AMA-s, Sami Neza, Agron Gjekmarkaj, Suela Musta dhe Pirro Misha kanë dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me mbledhjet kur janë marrë vendimet për dhënien e licencave kombëtare dhe procedimin e tyre.
Nënkryetari i AMA-s, Sami Neza pas dëshmisë në prokurori tha, se u pyetëm për veprimet e 3 muajve.
Neza: Të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me mbledhjet e AMA-s. Dëshmia ka të bëjë pak a shumë në lidhje me vendimet që ka marrë AMA gjatë tre muajt e fundit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/anetaret-e-ama-hetohen-pas-kallezimit-te-ora-news-per-licencat/