Stop - Gafurrja dhe zhburrerimi i kryeinfermierit te poliklinikes Vlore! (06 shkurt 2017)

2017-04-01 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;?Stop? udhëton drejt Vlorës, në poliklinikën e këtij qyteti, pas informacioneve, se mamografia nuk punon prej një viti.Kjo gjë pohohet edhe nga autoritetet e spitalit të Vlorës, të cilët thonë, se defekti kushton pothuaj sa 1/3 e aparaturës.Në këto kushte, kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për një aparaturë të re. Por stafi i emisionit ?Stop? përballet me një surprizë të pakëndshme, ndërsa xhironte ambientet e poliklinikës. Kryeinfermieri dhunon verbalisht gazeatren dhe kameramanin, derisa këta të fundit detyrohen të thërrasin policinë e të bëjnë denoncim.

Kronikë më e zgjeruar:

Grupi i xhirimit të ?STOP? udhëton drejt Vlorës, në Poliklinikën e këtij qyteti, pas informacioneve se mamografia nuk punon prej një viti. Kjo gjë pohohet edhe nga autoritetet e Spitalit të Vlorës, të cilët thonë se defekti kushton pothuaj sa 1/3 e aparaturës. Në këto kushte, kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për një aparaturë të re.

Por stafi i emisionit ?STOP? përballet me një surprizë të pakëndshme, ndërsa xhironte ambientet e Poliklinikës. Kryeinfermieri dhunon verbalisht gazetaren dhe kameramanin, derisa këta të fundit detyrohen të thërrasin policinë e të bëjnë denoncim për këtë ngjarje të shëmtuar.

Kryeinfermieri: Derisa keni ardhur këtu, duhet të veni në spital të merrni leje. Nuk mund të filmoni kështu.

O motra! Unë e di ça është?

Jo me kobure me vete.

Mbylle njëherë!

O, çuni! Mbylle po të them! Ore, mbylle dhe njëherë! Unë po të them mbylle, ti po më tregon mua? Ça jam unë? Mos të dukem gjë me brekë të shkurtra unë ty? S?e le unë vendin e punës për ty. Ore, shejtan. Mbylle një herë, po të them! Mbylle! Mos na bëni tërr-tërr-tërr! Unë po të them mbylle, ti më tregon mua policinë. Të dhj?fsha mu në polici. Kur të them mbylle, mbylle njëherë! Mbylle njëherë, se do vish nesër dhe do më thuash, më fal!

Mund ta mbyllësh içik?!

O zonjë! O shoqe, ça je! Kur të them unë mbylle, mbylle! Unë po të them mbylle! Po të them mbylle! Mbylle, se do të gjej unë, pastaj! Unë kaq di të them. Ok? Meqenëse është vajzë, merrem me djem.

Free Traffic Exchange