Shkëlzen Berisha: Kjo që po ndodh është një teatër politik

2017-04-01 2

Vetëm disa minuta pas ndërprerjes së seancës për hetimin e çështjes CEZ, Shkëlzen Berisha Berisha doli në një konferencë për mediat, ku u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me personat që akuzohet nga Kryetari Taulant Balla dhe nuk njeh asnjë nga ata.

Kodi i procedurës penale nuk funksionin për anëtarët e tjerë. Unë dorëzova një kërkesë për shkarkimin e kryetarit të Komisionit. Pra ai duhet të hiqte dorë dhe kërkoj përjashtimin nga Komisioni,të Kryetarit të saj, Taulant Ballën. Kjo që po ndodh këtu është një teatër politik, këta nuk janë të interesuar të zbatojnë ligjin. Nuk kam asnjë lidhje dhe nuk kam qenë në asnjë vend me ata persona. Gjithçka vjen nga një burim, kam ngritur padi penale në gjykatë. Kam zgjedhur rrugën ligjore për tu shkëputur nga ky teatër. Provat i siguron prokurori dhe jo shoku i vrasësit. /tvklan.al