http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Lidhja Socialdemokrate vazhdojnë bisedimet per formimin e qeverise se re ne Maqedoni. Këtë te hënë jane takuar per disa ore tre nënkryetaret e partisë shqiptare, Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti me përfaqësuesit e partisë se Zaev, mes te cilëve edhe nënkryetarja Radmilla Sheqerinska. Asnjë konkluzion nuk është arritur ende, por Arifi deklaroi pas takimit se i takon kryesisë se BDI-se te vendose. Partia e Ali Ahmetit ka paraqitur te gjitha prioritetet që lidhen me platformën e partive politike shqiptare dhe pikat e panegociueshme. Ato janë gjuha shqipe, realizimi i reformave në drejtësi dhe integrimi në NATO dhe BE. Ndërsa nënkryetarja e LSDM, Sheqerinska tha se ne takim u bisedua sesi mund te dilet nga situata, qe ka imponuar presidenti Ivanov. E ndërsa zhvilloheshin bisedimet, deputeti shqiptar nga radhët e LSDM, Muhamed Zekiri shkroi ne profilin e tij ne Facebook se Zoran Zaev do te jete kryeministër i Maqedonisë. Te enjten ne Maqedoni pritet te mbërrije komisioneri per Zgjerimin, Johannes Hahn per një takim per energjinë mes vendeve te Ballkanit Perëndimor. Sipas mediave, Hahn pritet te këtë edhe takime te veçanta me krerët e partive politike, ne nje kohe qe ndërkombëtaret kane përsëritur thirrjet per krijimin e shpejte te qeverise.