Ora News – Debate për “CEZ”, Shkëlzen Berisha i drejtohet Ballës: I dënuar

2017-04-01 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha ndodhet në komisionin hetimor për të dëshmuar për çështjen e privatizimit të CEZ.
Seanca nisi me debate të ashpra, pasi zoti Berisha nuk bën betimin. Shkëlzen Berisha kishte depozituar një kërkesë për dorëheqjen e Taulant Ballës.
Ristani: Jemi përpara një mashtrimi, sapo lexuat një kërkesë për të dhënë dorëheqjen dhe sapo thatë se kjo kërkesë është shqyrtuar, kur e ke shqyrtuar ti këtë kërkese?
Balla: Nuk miratohet prap kjo kërkesë
Ristani: Si nuk miratohet ti nuk mund të votosh për veten
Ndreu: Ka një tendecë për të ngatërruar dëshminë e zotërisë. Kërkesën e dëshmitarit le ta shqyrtojnë
Balla: Je mësuar ti të caktosh gjyqtarë, thuaj betimin
Shkëlzen Berisha: Zoti i dënuar kam një kërkesë paraprake
Balla: Ne duam të të njohim më mirë, po nuk na the atësi emëtr mbiemër nuk kemi si të marrim deklaratën tëndë. Betohu dhe pastaj bëj kërkesën paraparake.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkelzen-berisha-do-deshmoje-ne-komisionin-hetimor-per-cez/