Ora News – Kapshticë, 56-vjeçari kapet me 32 kg kanabis, e kishte fshehur në sedilje

2017-04-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia Kufitare e Kapshticës ka goditur një rast të trafikut ndërkombëtar të drogës. Në pranga është vënë një 56-vjeçar nga Tirana i cili po transportonte një sasi prej 32 kilogramë kanabis dhe kishte destinacion Turqinë.
?Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Mustafa Molla, 56 vjeç, banues në Tiranë. Më datë 06.02.2017, shtetasi i mësipërm është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me automjetin tip ?Peugeot? me targa AA546NS. Nisur nga dyshimet e shfaqura ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e dyshemesë, mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike. Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit konkretisht në një vend të modifikuar (midis sediljeve) u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 31 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 32 Kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva?, sqaron policia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kapshtice-56-vjecari-kapet-me-32-kg-kanabis-e-kishte-fshehur-ne-sedilje/