Ora News – Vijon kontrolli i linjave të autobusëve urbanë, fillon instalimi i sistemit GPS

2017-04-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës ashtu siç kishte njoftuar këtë javë do të kontrollojë cilësinë e shërbimit në të gjitha linjat e autobusëve urbane. Kryebashkiaku Veliaj inspektoi këtë të hënë linjën e Unazës, dhe njoftoi shtimin e 14 autobusëve fizarmonikë për të përballuar fluksin e orëve të para të mëngjesit. Autobustë janë pajisur edhe me sistemin GPS, në mënyrë që monitorohet lëvizja e tyre, ndërsa Veliaj apeloi qytetarët të denoncojnë problemet që hasin cdo ditë në udhëtimet e tyre në numrin pa pagesë të vendosur në dizpozicion nga bashkia.
Pas linjës së Kasharit, ashtu siç kishte njoftuar, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka inspektuar linjën e Unazës, në vijim të turit për kontrollin e cilësisë së shërbimit në të gjitha linjat e autobusëve urbane. Veliaj tha se për të përballuar fluksin janë shtuar disa autobusë fizarmonikë.
Veliaj: Për të rikuperuar problemet që kemi me fluksin e mëngjesit, linja ka shtuar 14 autobusë ?fizarmonikë? dhe me kalimin e kohës, kjo do të vijojë. Paralelisht do të shtojmë edhe korsitë e dedikuara, e vetmja mënyrë se si mund të përballojmë fluksin e orës 7-8 në mëngjes.
Autobusëve u janë instaluar edhe sistemet GPS, për të kryer monitorimin si dhe për të matur performancën e shërbimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vijon-kontrolli-i-linjave-te-autobuseve-urbane-fillon-instalimi-i-sistemit-gps/