Report TV - ''Urgjencat'' Vokshi: Stafi s'ka kushte Beqaj: Shërbimi në terren për pacientët

2017-04-01 1

Shtimi i numrit të punonjësve në shërbimin e urgjencës së Tiranës, ka bërë të mundur që 127 autoambulancat të jenë në funksion të shërbimit si dhe të ulin kohën e mbërrtijes tek pacienti, ku në Tiranë mesatarja është 12 minuta ndërsa në periferi të kryeqytetit 20 deri në 25 minuta.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Shëndetësisë në rapotrimin para deputetëve të komisionit të shëndetësisë dhe çështjeve sociale.

Raportimi kaloi në debatet mes ministrit të shëndetësisë dhe deputeteve të Partisë Demokratike, ku fokusi ishte cilësia e shërbimit nga flota e ofruar dhe stafi mjekësor.

Shërbimi i urgjencës në terren para spitalore ka qenë dhe pika më e nxehtë e debatit, ku kryetarja e komisionit Albana Vokshi, ngriti akuzat se qendrat pritëse të urgjencave janë në dhoma të vogla dhe pa kushtet e pritjes së pacientëve.