Vetëm 12 aplikime për komisionin e Vetting –ut

2017-04-01 0

Kur duhet edhe tre ditë nga përfundimi i afateve për dorëzimin e aplikimeve për anëtarë të komisioneve te Vettingut pranë avokatit të popullit, interesi për aplikime rezulton i pakët.

Deri më tani pranë zyrave të avokatit të popullit janë dorëzuar 12 aplikime.

Gjithashtu ka patur edhe plotësim te formularit on-line por një aplikimi që të quhet i vlefshëm duhet që dosja të dorëzohet fizikisht në zyrat e avokatit të popullit.

Gjatë ditës së hënë ka patur rritje të numrit të personave që aplikojnë për vendet vakante.

Sqarohet se gjatë këtyre tre ditëve të mbetura zyrat e aplikimit do të qëndrojnë të hapura nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 20:30 të mbrëmjes.

Delegacioni i Bashkimit Europian dhe ambasada amerikane bënë sërish thirrje për të aplikuar.

Komisionet e Vetingut përbehen nga 46 anëtarë.

Ata duhet të plotësojnë kritere rigoroze, të profesionalizmit dhe pastërtisë së figurës, ku hyjnë edhe lidhjet me familjaret e të afërmit. Një nga kriteret bazë për kandidatët, është eksperienca në fushën juridike, 10 vjet për ata që kandidojnë për Komisionerin Publik dhe 15 vjet për anëtar Komisioni dhe gjyqtar të Kolegjit të Apelimit.

Tv Klan

Free Traffic Exchange