Ora News - Lamtumirë Dritëro! Çuli: Agolli ishte një humanist dhe iluminist

2017-04-01 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Largimi nga jeta i mjeshtrit të letrave shqipe Dritëro Agolli për shkrimtaren Diana Çuli është një humbje njerëzore dhe jo letrare.
E ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Çuli tha se vepra e Dritëroit është e përjetshme dhe se pritet të pasurohet edhe me botime të reja të cilat shkrimtari i ka lënë si dorëshkrime.
Çuli: Në këtë rast humbja është njerëzore, është për njerëzit, për familjen, për atë që vetë që iku nga jeta, është për miqtë, rrethin e tij, por letërsia nuk e ka humbur, sepse letërsia e ka veprën e Dritëroit.Vepra e tij është e përhershme.Ai ka lënë shumë dorëshkrime dhe do vazhdojnë të botohen gjërat e tij. Agolli ishte një humanist në kuptimin e humanzimit, krijimtaria e tij është shumë e influencuar nga kjo rrymë e fortë etike dhe filozofike që bazohej tek arsyeja dhe maturia si qendra e forcës së individit apo kolektivit. Këtu është forca e njeriut, tek vlerat e tij dhe jo traditat e dhunës, apo autoriteti, pushteti apo brutaliteti.Të gjitha këto ne mund ti mundim me arsye. Në këtë pikëpamje ishte iluminist gjithashtu.Edhe iluminizimi ka arsyen në qendër të tij.Autoriteti dhe legjitimiteti vjen vetëm nga arsyeja. Gjithë të tjerat nuk janë legjitime.Kjo për mua është thelbi i krijimtarisë së Dritëro Agollit.Prandaj kapërcen ai çdo lloj kanoni, çdo lloj prange, në bazë të kësaj kredoje filozofike, etike dhe letrare.
Çuli tha më tej se Dritëro Agolli bënte pjesë në atë grup poetësh të rinj që në vitet ?60 theu normat dhe tabutë letrare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lamtumire-dritero-culi-agolli-ishte-nje-humanist-dhe-iluminist/