Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha janë përplasur në distancë për reformën në sistemin energjetik.
Gjatë një aktiviteti për këto reforma, Rama u shpreh se do të vijojnë lehtësirat për familjet debitore dhe në nevojë, ndërkohë që lançoi edhe projektin më të ri për leximin elektronik të energjisë.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të opozitës Lulzm Basha. ?Ndërsa Edi Rama me shpurën e tij ka dy orë që flet direkt në çdo televizion të vendit për arritjet e tij në fushën e energjisë, e gjithë zona e Tiranës në rrugën e Elbasanit është pa drita.
Mijëra familje anembanë Shqipërisë gjithashtu. Nuk ka skenë më domethënëse: fasada me drita që krijon Edi Rama në televizion dhe realiteti i errët i shqiptarëve. Edi Rama u premtoi qytetarëve se do ua ulte çmimin e energjisë, por ua rriti. I futi shqiptarët e pamundur në ankth e terror për mospagimin e dritave. Ata që nuk paguan dot i çoi në burg. Të tjerë kaluan në dëshpërim dhe vranë veten nga pamundësia?, pohon Basha.
Më tej lideri i PD-së i bën thirrje qytetarëve për tu bashkuar në protestën 18 shkurtit për t?i thënë ndal kësaj politike që ka braktisur qytetarët dhe mendon vetëm për pushtetarët.