Report TV - Klani i taksistëve, prostitucion e drogë në Tiranë, 11 në pranga

2017-04-01 3

TIRANE- Një operacion blic i policisë së Tiranës kundër shfrytëzimit të prostitucionit ka çuar në arrestimin e 11 personave, ndërsa 10 të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë.

Në hetim do të jenë edhe gjashtë vajza të cilat janë ndaluar së bashku me klientët e tyre, gjatë bastisjes së disa hoteleve në Tiranë. Ndërkohë, vajzat e moshave të ndryshme rekrutoheshin për të ushtruar prostitucion nga dy femra Ambra I. dhe Fllanxe A.

Drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj dha detajet e operacionit të koduar "FREE TAXI", gjatë një konference për shtyp.

Mes të arrestuarve është edhe një punonjës policie në Tiranë, Elton Shterpi.

Zbërthimi i këtij grupi kriminal erdhi pas një hetimi 5 mujor nga Policia e Tiranës.

Hodaj theksoi se në pranga kanë rënë edhe katër taksistë të cilët bënin transportin dhe siguronin klientët.

Free Traffic Exchange