Finalizohet operacioni “Free Taxi”, 11 persona në pranga - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arrestohen 11 personave te përfshirë ne një rrjet te shfrytëzimit te prostitucionit në Tiranë. Ndërhyrja e policisë në dhomat e hoteleve u prishi festën me drogë dhe alkool, ndërsa mes të arrestuarve janë 3 vajza, të cilat rekrutonin prostituta te tjera, si dhe një efektiv i policisë rrugore. I gjithë rrjeti funksiononte nëpërmjet taksive dhe ndërmjetësit të policisë rrugore Elton Shterpi. Sëbashku me 3 vajzat e arrestuara ai agjente të reja, te cilat ua dërgonin klientëve në hotele të ndryshme të kryeqytetit. Drejtori i Policisë së Tiranës tha se në pranga ranë dhe 4 taksistë, të cilët transportonin vajzat. Hodaj tha se dy nga të ndaluarat janë shfrytëzuar dhe keqtrajtuar, ndaj dhe do të dërgohen në qendrat e rehabilitimit.

Free Traffic Exchange