Report TV - Prostitucioni,shfrytëzonin vajzat 11 në pranga, kapet dhe 1 polic

2017-04-01 2

Një operacion blic i policisë së Tiranës kundër shfrytëzimit të prostitucionit ka çuar në arrestimin e 11 personave, ndërsa 10 të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë.

Hetimet do të zhvillohen edhe për gjashtë femra të dyshuara si të lidhura me grupin kriminal.

Drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj dha detajet e këtij operacioni gjatë një konference për shtyp.

Mes të arrestuarve është edhe një punonjës policie në Tiranë, Elton Shterpi.

Zbërthimi i këtij grupi kriminal erdhi pas një hetimi 5 mujor nga Policia e Tiranës.

Free Traffic Exchange