DEVOLL- Homazhet e kësaj të diele për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Dritëso Agolli janë mbajtur paralelisht me Tiranën edhe në vendlindjen e tij.
Dritëro Agolli lindi në fshatin Menkulas të rrethit të Devollit. Për të nderuar figurën e tij u organizua një ceremoni lamtumire në Bashkinë e Bilishtit, ku janë mbledhur banorë të shumtë të zonës.
Në këtë ceremoni kanë shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta dhe vlerësimet për figurën e tij dhjetëra qytetarë.Homazhet janë mbajtur për rreth dy orë në hollin e Bashkisë së Bilishtit.
Dritëro Agolli u shua në moshën 85-vjeçare pas problemeve shëndetësore që i vuajti për një kohë të gjatë, që nga viti 2013. Ai u përcoll me një ceremoni të jashtëzakonshme të organizuar nga qeveria në Tiranë, ku morën pjesë qindra shqiptarë brenda dhe jashtë kufirit.