Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
733 milion lekë do ti kushtojnë buxhetit të shtetit zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve ka hartuar buxhetin, ndërsa ka detajuar zërat që do të financohen, ku peshën kryesore e zënë pagat dhe shpërbilmet, me rreth 285 milion lekë.
Zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit parashikohet ti kushtojnë shqiptarëve rreth 733 milion lekë.
Shifra është parashikur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ndërsa ka detajuar zërat të cilat ky buxhet do të finanancojë, ku peshën kryesore e zënë pagat për personelin e përhershëm dhe atë të përkohshëm, me rreth 285 milion lekë.
Sipas relacionit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe që pritet të miratohet në mbledhjen e 7 shkurtit. Buxheti është hartuar mbi nevojat dhe kërkesat për realizim të standarteve zgjedhore.
Rreth 193 milion lek janë parashikuar për mallra, kur përfshihen gjithë materialet zgjedhore, duke filluar nga fletët e votimit, vulat, boja timbruese apo dhomat e fshehta të votimimit deri tek vendosja e pedanave për ti mundësuar personave më aftësi të kufizuar të votojnë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/kqz-ben-llogarine-733-milion-leke-per-zgjedhjet-e-18-qershorit/