Ora News – Rinisin kërkimet për minatorët në Bulqizë

2017-04-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kanë rinisur kërkimet për tre punëtorët kinezë të minierës së kromit në Bulqizë. Gjatë ditës së shtunë, miniera u përfshi nga shpërthimi i gazit metan.
Grupet e kërkim shpëtimit kanë arritur në nivelin e 14 të minierës. Duhen edhe 1100 metra që grupet e kërkim shpëtimit të arrijnë në nivelin e 21.
Kërkimet vijuan gjatë gjithë ditës së shtunë, por u ndërprenë për shkak se nuk funksiononte sistemi i ajrimit dhe rrjedhja e gazit ishte e lartë.
Ndërkohë, në galeri kanë punuar specialistët e RISHMIT për të rregulluar sistemin e ventilimit dhe të ajrimit si dhe për të larguar dheun e shembur duke rregulluar kavon dhe bazamentin e pusit.
Nga shpërthimi në minierë mbetën të plagosur edhe tre punëtorë të tjerë nga Kina, të cilët ndodhet në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rinisin-kerkimet-per-minatoret-ne-bulqize/

Free Traffic Exchange