Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Katër të rinj, prej të cilëve dy vajza shqiptare, kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor në zonën e Guidonia, në provincën e Romës në Itali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Viktimat ishin dy adoleshentë me iniciale, F.B. dhe R.M., dhe dy vajzat, Jessica Gjinaj (18 vjeç) dhe Amber Shaliani (17 vjeçar), të dyja me origjinë shqiptare. Të rinjtë po udhëtonin me një automjet ?Mini Cooper?, i drejtuar nga njëri prej djemve.
Për shkak të përplasjes së fortë, makina thuajse u shkatërrua plotësisht, ndërsa djemtë përfunduan jashtë mjetit.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur nxjerrjen e viktimave nga mjeti i prishur. Dëshmitarët thanë se dy prej trupave janë gjetur rreth 30 metra larg makinës.
?Kjo është e tmerrshme. Ne nuk mundëm të bëjmë asgjë?, thanë dëshmitarët, të cilët lajmëruan policinë. Trupat e të rinjve u transportuan për në morgun e Verano-s ku do të kryhet autopsia.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aksident-tragjik-me-4-te-vdekur-ne-itali-dy-te-rinj-shqiptare/