Report TV - 'Ahmetaj- Rroshi', PD: Dëshmi që Rama nuk ndahet nga krimi

2017-04-01 0

Kreu i grupit parlamentar Edi Paloka ka dalë në një konferencë për shtyp në qendër të së cilës ka qenë dalja publike e ministrit të financave Arben Ahmetaj ish- kreun e Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshin.

Ai ka akuzuar kreun e qeverisë se nuk po zbaton ligjin e dekriminalizimit. Sipas tij Rama po del kundër qytetarëve, kundër institucioneve, kundër kërkesës së Europës.

?Edi Rama ka vendosur të mos zbatojë dekriminalizimin, të mos zbatojë vendimin e prokurorisë, të Komisionit Qëndror të zgjedhjeve, madje as vendimin e qeverisë së tij, për largimin e Elvis Rroshit nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kavajës?, u shpreh Paloka.

Gjithashtu Paloka në konferencën për shtyp nga selia blu ka vijuar akuzat kundrejt kryeministrit Rama duke deklaruar se ai e ka të pamundur ndarjen nga krimi, droga dhe se kjo është arsyeja kryesore që sipas tij nuk e do votimin dhe numërimin elektronik.

?Kjo është një tjetër dëshmi se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi. Nuk ndahet dot nga
trafikantët dhe droga. Prandaj nuk e do votimin dhe numërimin elektronik. Sepse kështu nuk e ndihmon dot, as ai krimin, as krimi atë. Zgjedhjet e lira janë fundi i krimit në politikë?, ka deklaruar Paloka.