Ora News – Paloka: Për ministrin e Financave, Elvis Roshi ende kryetar bashkie

2017-04-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita denoncoi sot (5 shkurt) se Elvis Roshi, qëndron ende në krye të Bashkisë së Kavajës, pavarësisht se ka një vendim për shkarkimin e tij nga detyra nga ana e qeverisë.
Roshit iu hoq zyrtarisht mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në fund të dhjetorit të vitit të shkuar pasi u prek ligji i dekriminalizimit.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka theksoi se Roshi cilësohet nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj si kryetar bashkie.
Paloka: Edi Rama ka vendosur të mos zbatojë dekriminalizimin, të mos zbatojë vendimin e prokurorisë, të Komisionit Qëndror të zgjedhjeve, madje as vendimin e qeverisë së tij, për largimin e Elvis Rroshit nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kavajës.
Më 29 dhjetor të vitit të kaluar, KQZ zbatoi urdhërin e prokurorisë për ti hequr mandatin Elvis Rroshit, bazuar në ligjin e dekriminalizimit, dhe pas kësaj doli një vendim qeverie që e shkarkonte atë nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kavajës.
Por dje, ministri i Financave i Edi Ramës, jo vetëm shfaqet me përulësi e respekt para Elvis Rroshit, në një aktivitet politik në Kavajë, por e cilëson atë publikisht kryetar Bashkie.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/paloka-per-ministrin-e-financave-elvis-roshi-ende-kryetar-bashkie/

Free Traffic Exchange