Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda lënë në burg dy zyrtarët e policisë Haki Hasanbegaj dhe Gani Abazaj të akuzua si pjesë të një grupi të strukturuar kriminal. Gjykata ka vendosur arrest për ta deri në përfundim të hetimeve duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë. E njëjta masë u dha edhe për Musa Bedinaj, i dyshuar kultivues, organizator i grupit.
Në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, dy ditë me parë u lëshuan urdhër-arresti për disa persona, përfshirë edhe punonjës policie, si pjesë e një grupit të strukturuar kriminal, të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Prokuroria për Krime të Rënda ka zhvilluar hetimin për këta persona, të cilëve, pak muaj më parë iu sekuestrua një sasi shumë e madhe lënde narkotike kanabis sativa, e mbjellë në fshatra të ndryshëm të Vlorës, kryesisht në Vezhdanisht dhe Treblovë. Gjithashtu, këtij grupi i janë sekuestruar edhe rreth 2 ton kanabis në Tepelenë.
Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda janë evidentuar si persona përgjegjës dhe pjesëmarrës në këtë grup kriminal, shtetasit: Haki Hasanbegaj, me detyrë Shef i Rendit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Vlorë, Gani Abazi, me detyrë Shef i Specialistëve të Zonave në Komisariatin e Policisë, Tepelenë, si edhe Musa Bedinaj, kultivues, organizator. Po ashtu janë edhe tre persona të tjerë, të dyshuar si kultivues organizatorë, identiteti i të cilëve nuk mund të publikohet, pasi nuk është realizuar arrestimi i tyre. Në kuadër të këtij hetimi, i cili ka nisur nga referimi i shërbimeve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, në Tetor 2016 u arrestuan edhe 6 persona të tjerë, ndërkohë që u shpall në kërkim një tjetër zyrtar policor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/krimet-e-renda-lene-ne-burg-shefin-e-rendit-te-policise-se-vlores/