Përcillet me nderime shkrimtari Dritëro Agolli

2017-04-01 6

Dritëro Agollit, njeriut të madh të letrave shqipe, poetit, shkrimtarit që për shumë vite ishte dhe pjesë e politikës, iu dha lamtumira e fundit nga familja e tij, por dhe miqtë, qytetarët e Tiranës dhe politikanë të majte e të djathte.

Përveç kurora dhe tufave me lule që ju vendosen trupit pa jetë në hollin e pallatit të Kongreseve, në një ceremoni qeveritare jeta e shkrimtarit u kujtua nga disa prej miqve të tij të letrave por dhe atyre të politikës.

Dritëro Agolli u shua në moshën 85-vjeçare pasi vuajti për disa javë në spitalin ?Shefqet Ndroqi?, nga sëmundja e mushkërive që e mundonte prej vitesh.

?Prit edhe pak? dhe dy drama ?Fytyra e dytë? dhe ?Baladë për një grua? janë veprat e fundit të shkrimtarit që numëron me dhjetëra poezi, poema, tregimet e novelat, disa prej te cilave njohën dhe dritën e realizimit kinematografik si ?Njeriu me Top? apo ?Komisari Memo?.

Gjatë jetës se tij Agolli u nderu me disa tituj, mes të cilëve dhe ?Nderi i Kombit?./ TV KLAN

Free Traffic Exchange