Kërkimi për tre minatorët e humbur praktikisht është bllokuar nga rreziku i një tjetër shpërthimi tjetër në minierën e Bulqizës.
Zëvendësministri i Energjetikës Gëzim Musabelli shpjegon se niveli i hodrogjenin të pus është ende shumë i lartë, gjë që mund të shkaktojë edhe një eksplozion tjetër, ndërkohë që deri tani kanë ndodhur tre shperthime.
Ai thotë se grupet e shpëtimit po përpiqen të ngrenë lartë çengelin kryesor të pusit, por strukturat kanë pësuar dëmtime të rënda dhe se ky proces paraqet rrezikshmëri shumë të lartë për momentin.
Musabelli thotë se çdo përpjekje e nxituar do të sillte humbje të tjera jetësh në pusin e Minierës.
Sa për shkaqet e shpërthimit, Musabelli thotë se ato duhen analizuar në mënyrë të detajuar, që nga vendimi i grupit teknik të sigurisë së kompanisë kineze, i cili ka lejuar hyrjen e minatorëve në pus.