Shpërthim tritoli në Shkodër - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një shpërthim tritoli është regjistruar mbrëmjen e se shtunës ne fshatin Grude e Re ne Shkodër. Ngjarja ka ndodhur ne banesën e Mark Lazer Markut. Shpërthimi i fuqishëm fatmirësisht nuk ka shkaktuar te lënduar ne njerëz, por vetëm dëme materiale. Kryefamiljari Marku mohon te ketë pasur konflikte me persona te tjerë. Ne momentin e shpërthimit ne banese kane qene 3 pjesëtare te familjes Marku. Ndërkohe, policia ka nisur hetimet, por ende nuk ka asnjë motiv për ngjarjen.

Free Traffic Exchange