http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdo qytetar mund t?i kushtojë një pemë apo një stol një të afërmi të tij që nuk jeton më, apo një çift i ri i sapomartuar fëmijës së sapolindur. Kjo është iniciativa e ri e Bashkisë se Tiranës per te shtuar gjelbërimin. Prezantimi i këtij projekti u be ketë te diele nga kryebashkiaku Veliaj tek liqeni artificial i Kasharit, ku u mbollën 500 peme.?Me situatën ku gjendet sot Tirana, me një milionë banorë, 200 mijë makina, me kaq shumë urbanizim, kemi vetëm dy mënyra se si të ecim përpara për pastrimin e ajrit në Tiranë: së pari, duke e mbushur me gjelbërim, që është ajo se çfarë po bëjmë sot, së dyti duke inkurajuar më shumë ata që ecin, hapësirat pedonale, ata që përdorin biçikletat dhe transportin publik.?Prej pak ditësh Bashkia e Tiranës vendosi linjën e re te urbanit, Kashar-Tirane dhe kryetari Veliaj i bën thirrje banoreve te përdorin transportin publik, ne mënyre qe te ulet ndotja.?Lajmi i dytë i mirë për Kasharin, përveç 500 pemëve të reja dhe mijëra të tjera që do të pasojnë, është linja e re e autobusit Kashar-Tiranë, totalisht moderne. Jemi shumë të inkurajuar nga rezultati i fundit i Inspektoratit të Mjedisit, i cili tha se janari ishte muaji më i pastër krahasuar me mesataren e gjithë vitit që lamë pas, për cilësinë e ajrit, por që kjo të ruhet, është shumë e rëndësishme që të stabilizojmë çështjen e gjelbërimit dhe të vijojmë me këtë projekt, por sigurisht të ulim ndotjen që vjen nga makinat, duke përdorur më shumë transportin publik.?Mbjellja e 500 pemëve ne liqenin artificial te Kasharit është pjese e projektit, i cili parashikon 2 milion peme te reja ne Tirane.