http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej ditësh kërcënonin një biznesmen me jetën e djalit te tij nëse nuk u jepte shumen prej 25 mijë eurosh, por përfunduan në prangat e policisë. Operacioni i koduar ?gjobëvënia? në Lezhë prangosi 37-vjecarin Dod Gjoka të dënuar për tentativë vrasjeje, si dhe 49-vjecarin Mark Cuku. Burime pranë uniformave blu thanë se dy të arrestuarit ishin vënë në përgjim prej 5 orësh dhe u arritën të identifikohen, pasi përdorën numrin e tyre celular për të dërguar mesazhet kërcënuese. Në momentin e kapjes në flagrancë, atyre iu gjet dhe qesja me para e marrë nga vendi i ngjarjes, telefoni celular me të cilin kishin dërguar sms-të kërcënuese, si dhe një palë dylbi të cilat i përdornin për të vrojtuar lëvizjet. Burimet e policisë konfirmojnë se gjobevenesit u arrestuan duke përdorur edhe metoda speciale te hetimit.