TIRANË- Nga java tjetër do të dalin në terren inspektorët e Bashkisë që do të shikojnë kushtet që ofrojnë linjat e transportit publik për qytetarët e Tiranës.
Kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka kërkuar dhe ndihmën e qytetarëve që të denoncojnë të gjitha rastet e abuzimit duke telefonuar në numrin e Bashkisë.
?Do të bëjmë inspektime në të gjithë linjat, gjatë gjithë javës që vjen. I ftoj të gjithë qytetarët të na ndihmojnë. Është shumë e rëndësishme të telefonojnë në Bashki në 0800-0888 për të identifikuar të gjithë ato problematika apo individë që nuk shërbejnë me cilësi?, tha Veliaj.
Veliaj ishte i pranishëm në zonën e Kasharit ku u mbollën 500 pemë në kuadër të projektit të Pyllin Orbital. Teksa prezantoi projektin e ri në liqenin e Ksharit, Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pemëve dhe të mos ndotin liqenin. Sipas tij ka vetëm dy mënyra për të pastruar ajrin e qytetit.