Ora News – Kapja e rreth 2 ton drogë në Jon, Policia: Nuk është nisur nga Shqipëria

2017-04-01 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit ka dhënë detaje të tjera në lidhje me kapjen e skafit të mbushur me drogës në detin Jon.
Sipas policisë, deri më tani janë grumbulluar dhe peshuar rreth 1991 kg lëndë narkotike, ndërsa identifikuar njëri prej skafistëve, identiteti i të cilit nuk jepet.
Policia thekson se skafi mendohet të mos jetë nisur nga Shqipëria, por ndërkohë shton se njëri prej skafistëve është shqiptarë.
?Vendi ku është identifikuar skafi është rreth 110 milje larg brigjeve shqiptare në jug të ishullit të Korfuzit. Deri ne këto momente nga hetimet dhe verifikimet e kryera nga policia shqiptare, greke dhe italiane nuk rezulton që skafi të jetë nisur nga Shqipëria. Njëri nga skafistet e identifikuar ka dale nga Shqipëria me 30.1.2017 nga PKk Kakavijë. Dyshohet se Skafi mund te ketë pikënisjeje edhe jashtë brigjeve shqiptare?, thuhet në njoftim.
Policia thotë gjithashtu se nga analizimi i provave te sekuestruara rezulton se mënyra e ambalazhimit te thasëve, nuk është si ambalazhimi që bëhet në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kapja-e-rreth-2-ton-droge-ne-jon-policia-nuk-eshte-nisur-nga-shqiperia/