Report TV - Mesazhet e politikanëve në homazhet për Dritëro Agollin

2017-04-01 1

Rama: Dritëroi iku përgjithmonë pasi i tha të gjitha Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e lamtumirës në Pallatin e Kongreseve, në nderim të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli. Kreu i qeverisë tha se Dritëroi "iku përgjithmonë pasi i tha të gjitha". Rama citoi disa nga vargjet e Dritëroit në fjalën e lamtumirës gjatë homazheve, ndërsa shtoi se "ikja e Agollit ishte si një kthim prej andej nga erdhi".Ish-Presidenti Moisiu: Vendi ka sërish nevojë për ty Dritëro Ish-presidenti Alfred Moisiu u shpreh gjatë homazheve për Dritëro Agollin se shqiptarët kanë ende nevojë për fjalën e shkrimtarit. Moisiu tregoi për miqësinë e tij me Dritëroin dhe bisedën e fundit telefonike të zhvilluar me të në 85-vjetorin e lindjes. Meta: Shqipëria më e varfër pa Dritëroin Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mbajti një mesazh të shkurtër lamtumire për Dritëro Agollin. Meta u shpreh se pa Dritëroin Shqipëria do të jetë më e varfër, pasi ka humbur një shkrimtar të shquar dhe një politikan të klasit të parë. "Dritëroi ishte dhe do të jetë reflektimi që erdhi nga e shkuara dhe orientimi ynë për të nesërmen e të ardhmes europiane. Pa Dritëroin, Shqipëria është më e varfër.

Free Traffic Exchange