Zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit do të kushtojnë 733,551,663 lekë. Kjo është shifra që ka parashikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bazë të nevojave të saj për organizimin zgjedhor, dhe tre janë drejtimet kryesore: paga dhe shpërblime parashikohen 285,247,229 lekë, mallra 193,735,894 lekë dhe shërbime 254,568,540 lekë.
Sipas relacionit që ?Shqiptarja.com? ka siguruar e që do të miratohet në 7 shkurt, drejtoria e Financës në bashkëpunim me drejtoritë e tjera në KQZ ka përgatitur dhe hartuar nevojat bazuar në kërkesat për realizim të standardeve zgjedhore në funksion të detyrimit ligjor që ka institucioni për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.