Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy persona u arrestuan nga policia e Lezhës në kuadër të një operacioni të koduar ?Gjobvënia?, të cilët i kishin vënë një gjobë prej 25 mijë eurosh një shtetasi, duke e kërcënuar me jetën e djalit.
Shtetasit Dod Gjoka, 37-vjeç, i dënuar për tentativë vrasjeje, si dhe Mark Çuku, 49-vjeç u arrestuan nga policia në momentin që kishin shkuar për të marrë paratë në fshatin Malecaj të Lezhës.
?Gjatë paradites së ditës së djeshme, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi V.P. se ishte kërcënuar me jetën e djalit të tij nga disa mesazhe të ardhura në numrin e tij celular, i cili duhej të paguante shumën prej 25.000 Euro, Policia e Lezhës menjëherë ka ndërtuar punën dhe duke ndjekur me metoda speciale të hetimit, ku është bërë e mundur identifikimi i autorëve të letrës dhe mesazhit kërcënues?, sqaron policia.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkuan-per-te-marre-gjoben-25-mije-euro-policia-ze-ne-prite-lezhjanet/