Shpërthen gazi në minierën e Bulqizës - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E shtuna duhet të ishte një ditë normale punë për tre minatorë kinezë, që punojnë në minierën e Bulqizës. Por shpërthimi i gazit të hidrogjenit për pak sa nuk u ka marrë jetën tre minatorëve. Ndërkohe nga pala shqiptare nuk ka dëme në njerëz dhe materiale. Për shkak të plagëve të marra të plagosurit janë dërguar në spitalin e Bulqizës me fraktura në trup, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në nivelin e 21-të të minierës së kromit në Bulqizë, gjatë punimeve për hapjen e pusit të thellësisë. Investimi kryhet nga kompania koncesionare Albchrome, përmes kompanisë kineze. Grupet e gatshme të avarive në ambientet e minierës kanë ndërhyrë, ndërkohë strukturat e repartit të inspektim shpëtim minierave janë nisur drejt Bulqizës ku në bashkëpunim me strukturat lokale po vazhdojnë kërkimin edhe për 3 minatorë të tjerë shtetas po kinez, të cilët dyshohet të jenë ende në brendësi të minierës.Para pak vitesh në të njëjtin vend ka ndodhur një shpërthim i ngjashëm ku janë plagosur 16 minator. Ky është rasti i dytë brenda javës i plasjeve në minierat e Bulqizës. Minatori 45-vjeçar Avni Heti ishte duke punuar në një thellësi prej 1 mijë metrash kur është plagosur. Për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe e gurëve.