Vritet shqiptari në Bari për drogë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 32 vjeçar shqiptar është ekzekutuar ne Bari te Italisë mëngjesin e kësaj te shtune. Viktima është identifikuar si Edvin Sadiku dhe rezulton te jete person me precedentë penale, i përfshire ne trafikun e lendeve narkotike. Sadiku është qëlluar me arme zjarri dhe trupi i tij u gjet ne nje rruge dytësore ne nje fshat pranë Barit. Dyshohet qe vrasja e tij te ketë lidhje me aktivitetet kriminale. Sipas hetuesve, viktima është goditur me tre plumba, nje prej te cilëve e ka marre ne koke, çka i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme. Pranë vendit te ngjarjes u gjeten edhe 6 gëzhoja te armeve te ndryshme. Ne ekzekutimin e shqiptarit dyshohet te jene perfshire dy persona. Autoritetet italiane vazhdojnë hetimet per te zbardhur ngjarjen e rende.

Free Traffic Exchange