http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy ton droge e llojit marihuane qe vinte nga Shqipëria është sekuestruar gjate nje operacioni ndërkombëtar te zhvilluar prane ishullit grek te Korfuzit e ku u përfshinë forca nga disa vende evropiane. Mjete te rojës bregdetare greke, italiane, por edhe nga Danimarka u përfshinë ne operacion mëngjesin e kësaj te shtune. 110 pako me hashash te hedhura ne det u zbuluan nga anijet e angazhuara ne operacion. Ai është zhvilluar pas informacioneve te siguruara nga agjencitë e zbatimit te ligjit per transportimin e nje sasie shume te madhe droge nga Shqipëria me destinacion Italinë. Menjëherë u mobilizuan helikopterë dhe mjete te ndryshme detare.Sipas mediave greke forcat jane vene ne ndjekje te nje skafi me tre skafiste shqiptare, qe pasi i pikasen nisnin te hidhnin pakot me droge ne det. Ndjekja ka vijuar ne ujërat shqiptare, por ata iu afruan bregdetit shkëmbor shqiptar dhe munden te shpëtonin. Hetimet për identifikimin e trafikanteve po vijojnë në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe shqiptare. Edhe ne Itali javet e fundit janë kapur sasi te mëdha droge e ardhur nga Shqipëria. Vetëm ne muajin janar ne Lece janë sekuestruar 6 tone marihuane.